MPB: 108 gjoba në Shkup, 7 për përdorim të celularit gjatë vozitjes

MPB: 108 gjoba në Shkup, 7 për përdorim të celularit gjatë vozitjes

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (16.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 gjoba, nga të cilat nëntë për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër për kalim në semafor të kuq, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 sanksione për mosvënien e rripit të sigurimit…

“Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button