MPB: 109 gjoba në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë
MPB: 109 gjoba në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 gjoba, nga të cilat 20 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për vozitje pa patentë shoferi, 3 për kalim në semafor të kuq, pesë masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes…
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.