MPB: 12 shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm, 10 prej tyre pa patentë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve 10 kanë drejtuar pa patentë shoferi, nga të cilët dy të mitur.

“Nënpunësit policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për shkak të „drejtimit të pakujdesshëm të automjetit“. Prej tyre, 10 drejtonin automjete pa patentë shoferi, nga të cilët dy të mitur. Një shofer drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërkaq edhe një tjetër drejtonte automjetin përkundër asaj se kishte ndalim aktiv për drejtim”, njoftoi MPB.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

LEXO EDHE:

Back to top button