MPB: 125 gjoba në Shkup, 10 vozitës pa patentë shoferi
MPB: 125 gjoba në Shkup, 10 vozitës pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (10.07.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba, nga të cilat: 10 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, nëntë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë gjoba për automjete të paregjistruara, gjashtë masa për mospërdorim rripit të sigurimit. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 19 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave…
“Kontrollet në komunikacion vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.