MPB: 163 gjoba në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 163 gjoba në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 163 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave: 24 për tejkalim të shpejtësisë, 17 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, shtatë sanksione për tejkalim të kundërligjshëm të automjeteve. Janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim në semafori të kuq, pesë gjoba iu janë shqiptuar këmbësorëve.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button