MPB: 173 gjoba për shkelje në trafik, 59 për parkim të parregullt

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka sanksionuar 173 shoferë, mes të cilëve 42 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, si dhe 17 vozitës të motoçikletave. Nga MPB-ja njoftojnë se janë sanksionuar edhe 8 vozitës për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 gjoba për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Ndërkohë numri më i madh i gjobave është shqiptuar për makina të parkuara në mënyrë të parregullt, gjithsejtë 59.

LEXO EDHE:

Back to top button