MPB: 237 gjoba në Shkup, 79 për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 237 gjoba në Shkup, 79 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 237 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre:  79 për tejkalim të shpejtësisë, 8 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, shtatë gjoba për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe nëntë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë për kalim në të kuqe në semaforë), 3 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës.

“Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button