MPB: 344 gjoba në Shkup, 155 për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 344 gjoba në Shkup, 155 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në gjithë territorin e qytetit të Shkupit, me çrrastë janë shqiptuar gjithsej 344 gjoba, nga të cilat 155 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 36 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 38 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë’, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”.

LEXO EDHE:

Back to top button