MPB: Arrestohen dy persona për prerje ilegale të drurëve

MPB: Arrestohen dy persona për prerje ilegale të drurëve

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme policia nga qendra kufitare Jug në bashkëpunim me Policinë Pyjore nga Resnja kanë arrestuar 36-vjeçarin I.K. dhe 69-vjeçarin I.M., të dy nga fshati Aravati.

Të dy janë kapur duke kryer prerje joligjore të drurëve.

“U sekuestruan dru dhe dy sharrë elektrike me motor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button