MPB: Dy mijë euro gjobë për personat që lëvizin pa leje nëpër pyje

MPB: Dy mijë euro gjobë për personat që lëvizin pa leje nëpër pyje

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton qytetarët se në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, me kërkesë të përdoruesve të pyjeve – NP “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare që menaxhojnë zonat e mbrojtura, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave ka dhënë pëlqimin e saj për ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore.

“Pëlqimi është dhënë në bazë të nenit 57 paragrafi 3 të Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve pyjore në hapësira të hapura. Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje fillon më 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me një miratim me shkrim të lëshuar nga degët e NP “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare, përkatësisht për zonën që ato menaxhojnë. Për mosrespektimin e këtij ndalimi të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, individët që gjenden duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do të gjobiten nga 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë në denarë”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button