MPB-ja, gjobë skuadrës së Ohrit në vlerë prej 30 mijë euro!

Skuadra e Ligës së Dytë nga Ohri, ka marrë urdhërpagesë për gjobë nga Ministria e Brendshme (MPB) në vlerë prej 30 mijë euro për incidentet e shkaktuara në takimin e fundit të kësaj skuadre kundër Vardarit, e cila u mbyll ma barazim (0-0).

Drejtuesit e skuadrës së Ohrit janë të sanksionuar sipas Ligjit për parandalimin e dhunës në terrene sportive, ndër të tjera për mungesën e një numri të mjaftueshëm të personave të sigurimit, duke qenë se në tribuna kishte tifozë të ekipit mysafir. Një arsye për këtë është fakti se sigurimi i angazhuar, ka qenë I pamjaftueshëm për të penguar kontaktin mes tifzëve të Vardarit, “Komitët” dhe pjesës tjetër të publikut në stadium.

Me urdhërpagesën për gjobë, të cilat janë shqiptuar për klubin dhe drejtuesit e klubit, janë tejet të larta, andaj mund të thuhet se do të jetë një goditje e madhe për skuadrën e Ohrit, në pjesën financiare.

(Foto: Ohrid Sky)

LEXO EDHE:

Back to top button