MPB në Gjevgjeli nis iniciativën “Vozit i pushuar”

MPB në Gjevgjeli nis iniciativën “Vozit i pushuar”

Ministria e Punëve të Brendshme në pikën kufitare “Bogorodicë” në Gjevgjeli nisi iniciativën “Vozit i pushuar”, ku ishte i pranishëm edhe ministri Pançe Toshkovski.

Fushata që ka për qëllim të rrisë vetëdijen e shoferëve për rëndësinë e pushimit gjatë udhëtimit, dhe në këtë mënyrë të ulet numri i aksidenteve rrugore.

Toshkovski tha se Ministria e Brendshme do të vazhdojë me iniciativa dhe fushata të ngjashme edhe në të ardhmen.

“Duam të rrisim ndërgjegjësimin tek të gjithë ata që janë në timon, që drejtojnë automjete në këto temperatura verore, që të konsumojnë sa më shumë lëngje, të bëjnë sa më shumë pushime gjatë vozitjes, dhe të respektojnë rregullat e trafikut, veçanërisht ato që lidhen me respektimin e shpejtësisë në autostrada dhe të gjitha rregullat e tjera. Synojmë të kemi numër më të ulët të aksidenteve dhe më pak jetë njerëzore të humbura. Ne do të vazhdojmë me të gjitha aktivitetet parandaluese si deri tani, ashtu edhe në të ardhmen, të lidhura me drejtimin më të sigurt të automjeteve”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button