MPB: Në Prokurorinë publike në Kumanovë është është hapur lëndë për uzinën ilegale
MPB: Në Prokurorinë publike në Kumanovë është është hapur lëndë për uzinën ilegale

Gazetar: Adnan Qaili
Uzina që pritej të përpunonte vajrat e djegura në Kostërnik të Kumanovës vihet në llupën e organeve të hetuesisë. Një javë pas denoncimeve të banorëve në Alsat u bë e zëshme edhe Ministria e brendshme, nga ku informojnë se sot kanë dorëzuar lëndën në Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës.
Nga Sektori për punë të brendshme në Kumanovë dyshojnë edhe për veprimtari të krimit ekonomik.
“Në bazë të informacioneve operative që kemi marr është hapur lëndë në SPB-në në Kumanovë. Është dorëzuar njoftimi edhe në Prokurorinë Themelore Publike. Prokuroria Kumanovës do të jep udhëzimet se si do të procedohet rasti. Sot në mëngjes janë ndërmarr masat nga ana e policisë për krim ekonomik në SPB Kumanovë. Do të mblidhen të gjitha dëshmitë relevante dhe në bazë të tyre do të ndërmerren veprimet e mëtutjeshme”, thonë nga Ministria e Brendshme.
https://youtu.be/nr7G9Ew1IHg
Nga Prokuroria Themelore e Kumanovës informojnë se janë në fazën e mbledhjes së dëshmive për të gjitha veprimet e kryera në uzinën e Kostërnikut si nga investitori ashtu edhe nga organet relevante. Nga atje njoftojnë se janë në fazën e shqyrtimit të fakteve dhe mbledhjen e dëshmive të tjera plotësuese. Ndërkaq nga Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor thonë se ndalesën me shkrim dje e kanë dorëzuar.
“Inspektori Shtetëror i mjedisit jetësor në bazë të autorizimeve nga neni 198, paragrafi 1, pika 7 dhe lidhur me nenin 200, paragrafi 1, pika 9 dhe 9a të Ligjit për mjedisin jetësor ka nxjerrë vendim me NDALIM për kryerjen e aktiviteteve apo veprimtarive pa vendim të miratimit për elaboratin për mbrojtjen e mjedisit jetësor të lëshuar nga organi kompetent deri në marrjen e vendimit për miratimin e elaboratit”, shprehen nga Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor.
Edhe pse sipas banorëve të Kostërnikut objekti ka nis të ndërtohet prej dy vitesh në afërsi të fshatit të tyre, reagimi i institucioneve erdhi vetëm pasi shqetësimi i tyre për tym dhe erë të rëndë nga uzina e vajrave të djegur u përcoll përmes TV Alsat.
Pas reagimeve të institucioneve, si Ministrisë së Ekologjisë, Komunës së Kumanovës, të cilat thanë se uzina nuk do të mund të legalizohet, investitori pranoi se do të tërheq pajisjet e instaluara për përpunim të vajrave të djegura dhe se objektin do ta shfrytëzoj vetëm magazinë për vaj./ Alsat.mk