MPB njofton: 153 gjoba në Shkup, 43 për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton: 153 gjoba në Shkup, 43 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 153 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 43 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 11 sanksione për parakalim të parregullt të automjeteve.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe katër gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalim në të kuqe në semaforë, tre sanksione për drejtim të automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe dy masa të tjera iu shqiptuan motoçiklistëve.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button