MPB: Pati denoncim për sulm, po veprojmë

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar opinionin se vepron pas denoncimeve për sulm, pasiqë një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë. Sipas MPB-së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve dhe menjëherë pasi të përfundojnë kontrollet dhe besueshmërinë e informacioneve do ta informojmë opinionin. MPB apelon qytetarët që të jetë të qetë. Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga godinat për rreth.

LEXO EDHE:

Back to top button