MPB: Për vozitje të shpejt janë sanksionuar 271 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas një aksioni kontrollues në të gjithë territorin e vendit janë dënuar 271 shoferë, transmeton Alsat. 28 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, ndërsa tre makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej 271 vozitësve të sanksionuar, 132 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 139 jashtë zonave të banuara.