MPB për zjarrin në Vizbeg, një person i lënduar dhe një i arrestuar
MPB për zjarrin në Vizbeg, një person i lënduar dhe një i arrestuar

Sot (09.07.2025) në orën 09:16, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB)-Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në një deponi skrapi në rrugën “B. Buna” në Shkup, përkatësisht se po digjen automjete të vjetra, në të cilat ishin instaluar pajisje gazi, dhe prej tyre dëgjohen shpërthime. Sipas MPB-së deri më tani nuk është përfshirë nga zjarri asnjë pronë private – shtëpi. Po merren masa për shuarjen e zjarrit dhe zbardhjen e rastit, shkruan Alsat.
“Deri më tani, një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Për shkak të mosbindjes ndaj urdhrit zyrtar, është ndaluar A.N., pronari i personit juridik që menaxhon mbeturinat”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk