MPJD kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për lirimin e një kosovari të arrestuar në Serbi

MPJD kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për lirimin e një kosovari të arrestuar në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka dënuar, siç tha, ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe dhe kërkoi ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për lirimin e tyre. Përmes një njoftimi ky dikaster bëri të ditur se autoritetet në Serbi kanë arrestuar dy qytetarë të Kosovës, Hasan dhe Xhavit Daka.

Kjo ministri tha se Xhavit Daka tashmë është liruar. Autoritetet në Kosovë thanë se për rastin kanë njoftuar zyrën e Bashkimit Evropian në Serbi si dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe. Edhe në të kaluarën, qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe. Një nga ta, Nezir Mehmetaj ishte arrestuar në janar të vitit 2020 në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimet se ka kryer krime lufte më 1999 në Rudicë të Klinës. Që nga arrestimi, ai gjendet në paraburgim në Beograd.

LEXO EDHE:

Back to top button