Mrekullia jashtë rrugës e “Teslës” me “Porsche”: “Cybertruck” tregon të gjithë fuqinë e tij në një garë prej 400 metrash
Mrekullia jashtë rrugës e "Teslës" me "Porsche": "Cybertruck" tregon të gjithë fuqinë e tij në një garë prej 400 metrash

Automjeti super-terreni i paralajmëruar prej kohësh “Tesla Cybertruck” më në fund ka nisur të dorëzohet tek klientët dhe Elon Musk ka bërë gjithçka që mundet për të treguar se sa i fuqishëm është ky mjet.
Kreu i “Tesla” në rrjetin social “X” ka publikuar një video të garës së pazakontë – “Cybertruck” kundër “Porsche 911”. Ky duel në vetvete është interesant sepse Porsche është një makinë klasike sportive, dhe për t’i bërë gjërat edhe më mbresëlënëse, Cybertruck tërhoqi një tjetër 911 në një rimorkio gjatë garës.
Duke gjykuar nga pamjet, SUV arriti të fitojë pavarësisht ngarkesës shtesë.
Beats a Porsche 911 while towing a 911
pic.twitter.com/4YdS1tKQse— Elon Musk (@elonmusk) November 30, 2023
Sipas të dhënave që shfaqen në fund të videos, gara ka qenë 400 metra dhe ka zgjatur më pak se 11 sekonda, dhe “Cybertruck” nga 0 në 100 km/h ka arritur për vetëm 2.6 sekonda.
Elon Musk tha gjatë ceremonisë së dorëzimit në Teksas se “Cybertruck” është më i shpejtë se një veturë sportive dhe me këtë video padyshim ka dashur ta mbështes këtë pretendim.