MSH: Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 12.062 qytetarë

Imunizimi i popullatës po rrjedh pa pengesa në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, ndërkohë që në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren. Në të gjitha pikate vaksinimit në vend, përfshi edhe vaksinimin në terren, deri dje janë vaksinuar gjithsejtë 774.422 qytetarë. Në shtet gjithsejtë janë aplikuar 1.465.229 doza të vaksinës, janë rivaksinuar 690.806 qytetarë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Qytetarët vaksinohen pa terminë në pikat ekzistuese të vaksinimit. Fëmijët e moshës nga 12-18 vjet vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

LEXO EDHE:

Back to top button