Muaji i së vërtetës për fatin e holandezit Erik Ten Hag

Presioni tashmë po rritet mbi Erik ten Hagun pasi ai regjistroi renditjen më të ulët të klubit në epokën e Premier Ligës sezonin e kaluar, në vendin e tetë.

Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare klubi duhet të nisë të bëjë kthesën. Por kalendari i “Djajve të Kuq” përmban një seri prej shtatë ndeshjesh në hapësirën e 22 ditëve nga ky moment deri në pushimin e ardhshëm të kombëtareve në tetor.

Kjo seri nis në transfertë me Sautemptonin të shtunën më 14 shtator. Junajted mirëpret Barnslej në “Old Trafford” të martën më 17 shtator, në raundin e tretë të “Karabao Kup” përpara një ndeshje tjetër jashtë fushe në Premier Ligë, kundër Kristal Pallasit të Oliver Glasnerit, të shtunën më 21 shtator.

Ata e nisin fushatën e tyre në Ligën e Europës në shtëpi me Tuenten, të mërkurën më 25 shtator, më pas presin Totenhemin në Premier Ligë, të dielën më 29 shtator, përpara një udhëtimi në Porto të enjten më 3 tetor. Ndeshja e tyre e fundit para pushimit ndërkombëtar të tetorit është një tjetër e ndërlikuar, pasi ata shkojnë në “Villa Park” për t’u përballur me Aston Vilën e Unai Emerisë më 6 tetor. Erik ten Hag e di se për momentin ai vazhdon të ketë mbështetjen e drejtuesve të klubit, po ky do të jetë muaji i së vërtetës për fatin e holandezit.

LEXO EDHE:

Back to top button