Muaremi nuk e kupton se pse ndaj tij është ngritur kallëzim penal

Muaremi nuk e kupton se pse ndaj tij është ngritur kallëzim penal

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, nuk e di pse emri i tij figuron në kallëzimin penal të Avokatit të Shtetit. Dyshimi është se ai është përfshirë në vepër penale prej 17 milionë eurove, shkruan Alsat.

“Kallëzimet penale të ngritura në Prokurorinë Publike, nuk dihet se në çfarë cilësie është vendosur emri im, sepse kam qenë në PSP si hetues, por duhet ditur se kompetenca e hetuesit janë vetëm të konstatojë nëse një vepër penale është kryer ose nëse ka të dhëna për vepër të kryer. Kjo dorëzohet te Prokurori Publik i cili vendos nëse do të fillojë hetimet për rastin apo jo. Hetuesi nuk ka kompetencë të vendos nëse do të fillojë apo jo ndonjë hetim dhe nëse do të ngrihet prona…ky është vendim i Prokurorit Publik. Gjykata më pas vendos nëse prona do të konfiskohet apo jo. Nuk e shoh kompetencën e hetuesit në atë kallëzim penal”, deklaroi Arafat Muaremi, drejtor i policisë financiare./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button