Ernest Muçi nuk e ka të ardhmen e sigurt te Beshiktashi
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, siç raportohet në Turqi, nuk shikohet si titullar për Beshiktashin. Aftësitë e tij nuk diskutohen, për këtë agjentët e kanë sugjeruar te Koçaelispor. Një transferim surprizë në fundin e merkatos, që do ndihmonte edhe Muçin i cili pret të ketë më tepër minuta në këmbë.
Koçaelispor është rikthyer në elitën turke pas 16 vitesh mungesë. Dhe gjatë kësaj merkato ka afruar disa profile interesante.
Beshiktashi ka shpenzuar 10 milionë euro për të blerë kartonin e Muçit. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027







