Mucunski beson se mund të ketë zgjidhje racionale për zhbllokimin e eurointegrimit dhe jo kompromise të dhimbshme

Mucunski beson se mund të ketë zgjidhje racionale për zhbllokimin e eurointegrimit dhe jo kompromise të dhimbshme

Gazetare: Fatlume Dervishi

Plani A, sipas ministrit të Jashtëm Timço Mucunski është interegrimi në BE dhe ky nuk do të ndryshojë, thotë ai një ditë pasi kreu i Këshillit Evropian Antonio Koshta tha se vendi duhet të ndjekë planin A dhe të mos presë plan BE sa i takon zhbllokimit. Koshta e kishte fjalën për zbatimin e kornizës negociuese, përfshirë marrëveshjen me Bullgarinë, mirëpo Mucunski thotë se qeveria nuk pranon që koncesione të tillë si në të kaluarën ta sjellin vendin në të njëjtën pikë edhe në të ardhmen.

“Kërkojmë zgjidhje që do të na sigurojë parashikueshmëri në procesin e anëtarësimit, respektim të identitetit tonë, duke pritur që edhe vendet e BE-së t’i respektojnë ato parime që lidhen me të drejtat e pakicave të cilat presin që t’i respektojmë edhe ne dhe në këtë kontekst, nëse të gjithë jemi të përkushtuar në rrugën tonë Evropiane besoj se gjithmonë mund të gjendet zgjidhje racionale që do të jetë e pranueshme jo vetëm për ne si qeveri por edhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në shtet” , tha Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.

Këto komente Mucunski i bëri pas takimit në Shkup me ministren e Jashtme të Austrisë Beate Majnëll Rajsinger.

“Në vitin 2022 kishim kompromis, për fat të mirë ose të keq, kjo varet për kë. Ky është fakt dhe gjithashtu është fakt se gjithsesi duhet të bëhen edhe disa reforma nga ana e Maqedonisë. Mesazhi im është që ne e shohim sa është bërë nga ana juaj dhe sa hapa keni bërë dhe tani 20 vite kanë kaluar dhe edhe ne jemi të detyruar që çështjet bilaterale të mbesin bilaterale dhe të mos jenë si gur për t’u penguar”, u shpreh Beate Majnëll Rajsinger, ministre e Jashtme e Austrisë.

Koshta një ditë më parë, gjatë takimit me Presidenten, siç bëri të ditur kjo e fundit në intervistë për Telma, kishte thënë se ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar nuk është opsion i pranueshëm, veçanërisht për Bullgarinë. Ai tha se vendi ka për obligim të zbatojë detyrat për të cilat është dakorduar. Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se nuk e ka ndërmend të lëshojë pe nga qëndrimet se nuk do të pranojë asnjë kërkesë të Bullgarisë derisa siç thotë, edhe Bullgaria të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button