Mucunski dhe Taravari vizituan disa nga të lënduarit nga zjarri në Koçan që po trajtohen në Bullgari

Mucunski dhe Taravari vizituan disa nga të lënduarit nga zjarri në Koçan që po trajtohen në Bullgari

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, kanë vizituar sot Spitalin Pirogov në Sofje, ku po trajtohen disa nga të lënduarit nga zjarri në Koçan.

Mjekët i njoftuan për gjendjen shëndetësore të 15 pacientëve maqedonas të shtruar në atë objekt.

“Në Bullgari aktualisht janë duke u kujdesur për 15 pacientë, që është rezultat i komunikimit të drejtpërdrejtë politik me kolegët tanë dhe është një konfirmim i solidaritetit dhe mbështetjes së fortë miqësore nga fqinjët tanë, për të cilën shpreha mirënjohjen time të sinqertë. Shpreha mirënjohjen time për të gjithë personelin shëndetësor, nga të cilët morëm informacion të detajuar për gjendjen shëndetësore të pacientëve”, tha Mucunski.

LEXO EDHE:

Back to top button