Mucunski: Fronti i Ali Ahmetit është antievropian!

Mucunski: Fronti i Ali Ahmetit është antievropian!

VMRO DPMNE-së nuk i ka mbërritur ftesa që e paralajmëroi BDI-ja për Frontin për Evropë. Por edhe nëse marrin ftesë të tillë do ta refuzojnë, tha nënkryetar i VMRO DPMNE-së TImço Mucunski në Programin 200 në Alsat. Mucunski tha se fronti i Ahmetit ku mbështetës lojal është Kovaçevski është front antievropian.

“Një ftesë të tillë nuk e kemi pranuar. Por edhe po të pranojmë do të duhet të japim përgjigje negative sepse fronti që e udhëheq Ahmeti dhe që mbështetësi më lojal është Kovaçevski është Fronti antievropian në Maqedoni. Fronti i cili e la shtetin pa tekste shkollore, pa ilaçe, pa investime kapitale, pa reforma serioze në sistemin gjyqësor, pa asnjë plan ekonomik në këto kohë krize, është fronti që sjell regres në shoqëri dhe front kundër të cilit të gjithë duhet të luftojmë”, theksoi Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button