Mucunski në drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtarë të NATO-s në Shkup – Ja çka u diskutua

Mucunski në drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtarë të NATO-s në Shkup – Ja çka u diskutua

Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski në prag të Samitit të NATO-s në Uashington dhe 75 vjetorit nga formimi i Aleancës Veriatlantike, ka zhvilluar sot një drekë punë me ambasadorët e vendeve anëtarë të NATO-s në Shkup.

Gjatë takimit, Mucunski ka deklaruar se nga Samiti i NATO-s pret që të dalin hapa dhe strategji konkrete për mbështetjen e Ukrainës deri në çlirimin e saj dhe ruajtjen e integritetit territorial si dhe anëtarësimin e saj të plotë në NATO. Duke folur për angazhimin e NATO-s në rajon, Mucunski tha se përshëndet dhe mbështet rritjen e trupave të NATO-s në Kosovë përmes misionit të KFOR-it.

“E përshëndesim rritjen e angazhimit politik të NATO-s në rajonin tonë dhe mbi gjitha jemi falënderues për pjesëmarrjen e fortë ushtarake të aleancës përmes misionit të KFOR-it në Kosovë. Mision i yni mbetet që të marrim pjesë ne misionin në Kosovë me forcat tona, bashkërisht me aleatët tanë. Mbetet i pa kontestuar angazhimi jonë për ruajtjen e paqes në të gjithë rajonin”, tha Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button