Mucunski: Tre ambasadorë janë ftuar për bisedë në ministri

Mucunski: Tre ambasadorë janë ftuar për bisedë në ministri

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski konfirmoi se tre ambasadorë të vendit, ai në misionin e OKB-së në Nju Jork Lubomir Fërçkovski, ai në Romë, Vesel Memeti dhe ambasadori në Shqipëri Danço Markovski janë ftuar për bisedë në ministri. Ai, në intervistë për Televizionin e Maqedonisë, thotë se arsyer janë të ndryshme por për dy prej tyre ka shqetësime serioze për shkelje të procedurave të punës. Për momentin, Ministria e Punëve të Jashtme është duke analizuar edhe të gjithë emërimet para dhe paszgjedhore të ambasadorëve të rinj. Sipas të dhënave të Radios Evropa e Lirë, vetëm nga prilli deri në qershor janë dërguar 14 diplomatë. Nëse vërtetohet shkelje e procedurës, vendimet për dërgimin e tyre mund të rishikohen.

“Arsyet janë të ndryshme. Në periudhën e ardhshme do të punojmë për të vërtetuar ku ka dhe a ka gabime nëpërmjet një procedure transparente dhe ligjore. Në këtë moment nuk do të hy në detaje por në dy prej këtyre tre vendeve kemi dyshime serioze për veprim të pandershëm gjegjësisht punë jashtë akteve ligjore por edhe akteve nënligjore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme… Sipas informacioneve që i kam marrë në dy javët e para si ministër jam seriozisht i shqetësuar për mënyrën se si ka funksionuar misioni në OKB por unë jam nga ata që thonë se ka procedura”, deklaroi Timço Mucunski, ministër i Jashtëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button