Mueller: Përgjigje e koordinuar përballë rritjes së rasteve COVID-19

Qeveria federale e Gjermanisë duhet të ketë një përgjigje të koordinuar me 16 qeveritë e landeve përballë shifrave në rritje të COVID-19, sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sot kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller.

“Edhe nëse situata në njësitë e kujdesit intensiv është përmirësuar ndjeshëm, ne nuk duhet të humbasim pozicionin e mirë fillestar për vjeshtën”, paralajmëroi Mueller.

Sipas Institutit gjerman Robert Koch (RKI) për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gati 50 % e popullsisë është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, ndërsa 60,8 % kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Paralajmërimi i Mueller vjen ndërsa niveli i incidencës shtatëditore të Gjermanisë është rritur në mënyrë të vazhdueshme për dy javët e gjysmë.

RKI raportoi sot se ishte në 13,6 për 100 000 banorë, 0,4 më shumë se një ditë më parë.

Aktualisht Berlini ka nivelin më të lartë të incidencës shtatëditore, me 23,5.

Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan sot 1 919 raste të reja ditore me COVID-19.

Një javë më parë, shifra për Gjermaninë ishte 1 608 infeksione.

LEXO EDHE:

Back to top button