Muguruza, triumfon në Guadallahara të Meksikos

Tenistja spanjolle, Garbine Muguruza arkëtoi titullin në turneun Masters të VTA-së, i cili u zhvillua në Guadallahara të Meksikos, pasi që në finale mundi estonezen Anet Kontaveit me 2-0 në sete. Me këtë rast, Muguruza u bë tenistja e parë spanjolle që është fituese e turneut të fundit Masters në konkurencën e femrave.

- Advertisements -

Mediat britanike raportojnë se Muguruza, që mban pozitën e 5-të në listën VTA, nga dita e hënë do të qëndrojë në pozitën e tretë, ndërsa Kontaveit, për kualifikimin në finale, do të sigurojë pozitën e 7-të në litsën e VTA-s.

Ndërkohë në garat në dyshe, tituli shkoi në duart e tenisteve nga Çekia, Barbora Krejçikova dhe Katerina Siniakova, të cilat në finale mundën dyshen Su vje Sje – Eliz Martens, me 2-0 në sete

LEXO EDHE:

Back to top button