Mundje, Eliminohen Alili dhe Feruki

Në Europianin e mundjes për junior, i cili aktualisht po zhvillohet në Dortmund të Gjermanisë, Maqedonia përfaqësohet nga 5 mundës të stilit të lirë.
Në ditën e parë, në kategorinë deri më 57 kg, Besir Alili pësoi disfatë me 0-5 nga Simone Pirodu nga Italia. Të njëjtin fat e kishte edhe Muamed Feruki, në kategorinë deri më 65 kg, pasi që pësoi disfatë nga Uiliams Lutkviçs nga Letonia me 12-5.
Nesër Elvedin Feta, që garon në kategorinë deri më 74 kg, do të takohet me Taner Garip me Turqinë. Ndërkohë Aid Salihasi, në raundin e parë eliminator do të takohet me Akseli Eino Erkola nga Finlanda, ndërsa Rexhep Hajdari do të sfidojë Dmitri Duskovin nga Molldavia.