Mungesa e informimit të mërgatës rreth procesit të regjistrimit, Selami: Pandemi vështirëson procesin

I pyetur rreth mungesës së informimit dhe sensibilizimit të mërgimtarëve rreth procesit të regjistrimit, zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami në një far  forme pranoi se gjithmonë mundet edhe më mirë. Megjithatë u arsyetua me vonesën e miratimit të ligjit për regjistrimin, por pa lënë anësh edhe barrierat dhe vështirësitë që paraqiten për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19.

Gjithmonë mundet më mirë dhe gjithmonë mundet më tepër, por duhet pasur parasysh se ligji u soll shumë vonë, në fakt kur u soll ligji ne na mbet një hapësirë shumë e ngushtë, në kuadër të së cilës në mënyrë intensive i kemi kryer shumë forma të ngjeshura të aktiviteteve. Nuk është e saktë se nuk kemi pasur fushatë, e kemi pasur të shkurtë dhe kemi pasur me aq sa kemi mundur. Keni parasysh se këtë është edhe momenti i pandemisë. Ne si Ent Shtetëror për Statistika, dëshiroj ti përmend të gjitha resurset për informim dhe sensibilizim të gjendjes. Ne si Ent Shtetëror të Statistikave kemi hapur një ueb faqe të posaçme për regjistrimin, kemi përgatitur video udhëzuese. Kemi bë edhe  cool qendrat tona, mund të na thërrasin në Viber, në WhatsApp, mund të na shkruajnë në email.  MPJ-ka bërë plan dhe është duke zbatuar planin, qendrat tona diplomatike veprojnë, informojnë qytetarët me aq sa munden, por kihen parasysh barrierat që dalin shkaku i pandemisë. Nuk themi se kemi arritur deri te mërgimtari i fundit, por ashtu siç kalon koha, besoj se të gjithë do të informohen”, tha Selami.

LEXO EDHE:

Back to top button