Mungesa e kalciumit në trup mund të ketë pasoja të rënda
Mungesa e kalciumit në trup mund të ketë pasoja të rënda

Nivelet e ulëta të kalciumit në trupin tonë mund të shkaktojnë lodhje ekstreme që përfshin mungesën e energjisë dhe një ndjenjë të përgjithshme plogështie.
Për të shmangur këto pasoja të dëmshme për shëndetin tonë, nutricionistët tregojnë se cilat ushqime kanë një përqindje të lartë të kalciumit dhe cilat duhet t’i konsumojmë sa më shpesh.
Ushqimet që rekomandohen për të kompensuar mungesën e kalciumit janë:
fara chia
kos
qumështi dhe produktet e qumështit
sardelet
bishtajat
arra
amaranti
perime me gjethe jeshile.
Siç theksojnë dietologët, marrja e rekomanduar ditore e kalciumit është 1000 miligramë për të rriturit, ndërsa përjashtim bëjnë gratë mbi 50 vjeç dhe të gjithë mbi 70 vjeç që kanë nevojë për 1200 miligramë kalcium në ditë.