Mungesa e reshjeve nuk ndikon në furnizuesin kryesor të kryeqytetit me ujë të pijshëm

Mungesa e reshjeve nuk ndikon në furnizuesin kryesor të kryeqytetit me ujë të pijshëm

Gazetare: Ajnur Bafqari

Edhe përskaj thatësirës, mungesës së reshjeve të shiut dhe borës, qytetarët e Shkupit, nuk duhet të shqetësohen, pasi burimi i Rashçes ka ujë të mjaftueshëm dhe edhe gjatë periudhës së verës do të ketë ujë të bollshëm. Kështu thotë udhëheqësi i sektorit për eksploatim dhe mirëmbajtjes së kapaciteteve të këtij burimi.

“Unë jam i sigurt se Shkupi do të ketë mjaftueshëm ujë, nuk duhet të bëhet krahasim mes lumenjve, akumulimeve, liqenet natyrore dhe artificiale, me burimin Rashçe, pasi ky burimi i ujit në Rashçe paraqet burim të anasjelltë që në këtë periudhë, pra dhjetor, janar dhe shkurt ka më pak kapacitet, kur shkojmë drejt periudhës së verës kapaciteti rritet. Momentalisht mund të shihet se sa ka më shumë kapacitet nga nevojat e sotme të Qytetit të Shkupit për furnizim me ujë”, tha Dejan Dimovski, udhëheqës i sektorit eksoploatim dhe mirëmbajtje të kapaciteteve.

Përveç kapaciteteve të burimit të Rashçes, Qyteti i Shkupit posedon edhe dy zona aktive ku janë të vendosur gjithsej 7 puse, që do të aktivizoheshin në rast se paraqitet nevoja.

“Për momentin asnjëri nga shtatë puset nuk janë aktiv, pasi vetë burimi i Rashçes ka kapacitet më të madh se nevojat e Qytetit të Shkupit….2:36 Në periudhën e verës rritet shpenzimi I ujit, në këtë periudhë  dimri shpenzimi I ujit lëviz nga 260 mijë dhe 270 mijë metër kub në nivel ditorë. Në periudhën e verës lëviz mes 320 deri në 325 mijë metër kub ujë në nivel ditorë, sepse në periudhën e verës rritet shpenzimi i ujit dhe në atë periudhë shfrytëzohen zonat aktive të puseve në Lepenec dhe Nerez, varësisht prej nevojave”, shtoi ai.

Ndërsa udhëheqësja e sektorit për kontrolle sanitare, Emilija Anevska, foli për cilësinë dhe sigurinë e ujit. Ajo tha se uji nga burimi u nënshtrohet kontrolleve sanitare dy herë në muaj, ndërsa cilësia verifikohet çdo ditë.

“Çdo ditë ekipi i sektorit tonë shkojnë nëpër qytetin e Shkupit dhe merr mostra në 40 pika matëse dhe kontrollohet kualiteti I ujit. Në ujëmbledhësit Rashçe 1 dhe Rashçe 2 uji analizohet dy herë në muaj, me çka bëhen analiza të gjata me rreth 50 parametra, 40 kimike dhe 10 mikrobiologjike. Mund të them se uji që vjen nga Rashçe është me përbërës të balancuar mineral dhe është mjaft kualitativ, kjo është kështu sepse burimi i Rashçes ka një temperaturë konstante gjatë gjithë vitit rreth 13 gradë Celsius, kimikisht është stabil”, theksoi Emilija Anevsla, udhëheqëse e Sektorit për kontrolle sanitare.

Kapaciteti mesatar i ujit në dekadat e fundit në këtë burim është 4, 5 metër kub në sekondë. Kapaciteti minimal është regjistruar si 2.98 metër kub në sekondë, ndërsa maksimalja 7,02. Kapaciteti i dy tubacioneve përmes të cilave lëviz uji nga Rashçja në Shkup është 4 metër kub në sekondë./Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button