Mungesa e terapisë biologjike, Klinika e Onkologjisë pranon të bëj regjistër
Mungesa e terapisë biologjike, Klinika e Onkologjisë pranon të bëj regjistër

Klinika e Onkologjisë thotë është në gjendje të sigurojë regjistër në formën e nevojshme të Fondit Shëndetësor për pacientët onkologjikë. Sipas Klinikës numri i pacientëve është vazhdimisht në rritje dhe dinamika nuk mund të përcaktohet paraprakisht me saktësi. Siç theksohet qëndrim i Bordit të Klinikës është që barnat më të vjetra të vendosen në Listën Pozitive, sepse përmes buxhetit të kushtëzuar, siç sqarojnë ata, ende blihen barna më të vjetra se 20 vjet. Përderisa nuk ka programe skrining, që të jenë funksionale në praktikë dhe jo vetëm në letër, numri i pacientëve me sëmundje të avancuar vetëm do të rritet. Gjithashtu, bordi i ekspertëve të Onkologjisë është i mendimit se regjistri i kancerit do të mbetet jofunksional deri në sigurimin e personelit adekuat. /Alsat.mk