Mungon vetëm zyrtarizimi, Alaba nga Bundesliga në La Liga

David Alaba do ta vazhdojë karrierën në Spanjë te skuadra e Real Madridit. Sipas “Todo Fichajes”, Alaba ka refuzuar rinovimin me Bajernin e Munihut, teksa thuhet se ka arritur marrëveshje me “Mbretërit” për tu transferuar verën e ardhshme në Madrid.

Mediat raportojnë se austriaku do të firmos kontratë deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 8 milionë euro në sezon.

Interesim për Alaban kishin shfaqur edhe dy skuadrat gjigande, si Mançester Junajtedi dhe Barcelona, mirëpo austriaku ka vendosur që të transferohet te Reali. Zyrtarizimi do të bëhet tani në janar.

LEXO EDHE:

Back to top button