Mura zbarkon në Shkup, me 22 futbollist

Kampioni i Sllovenisë zbarkoi në orët e para të pasditës në Shkup nga Maribori. Ekspedita sllovene do të zhvillojë stërvitjen e parë dhe të fundit në stadiumin “Todor Proeski” në orën 19.00, ndërsa gjysmë ore më parë para gazetarëve do të paraqiten trajneri Ante Simunxha.

Përballja e parë do të zhvillohet të martën, më 6 korrik, në stadiumin “Todor Proeski” në orën 20.00.

Mediat në Sloveni informojnë se për duelin me kampionin e Maqedonisë, skuadrën e Shkëndijës, ekspedita e Murës ka numëruar 22 futbollist.

LEXO EDHE:

Back to top button