Murati për Bexhetin: Personalitet me energji të pashtershme pune e krijimi

Profesor Qemal Murati, ka sghkruar në lidhje me jetën dhe veprën e kandidati për kryetar të Tetovës nga radhët e PDSH-së, Sadi Bexhetit.

“I lindur në Rasadishtë të Sharrit Plak (1957), prej nga Tetova mund shihet si në pëllëmbë të dorës, doktor Sadi Bexheti, profesor universitar i lëndës së Anatomisë së njeriut në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Tetovës, ish- Rektor i Universitetit të Tetovës, ish- Prefekt i Komunës së Tetovës, humanist dhe biznesmen i suksesshëm, mund të cilësohet si një personalitet i veçantë me staturë të lartë intelektuale dhe me angazhime të gjera shoqërore që ka kryer shumë misione të rëndësishme në kohë e rrethana të vështira ekzistenciale për shoqërinë dhe kombin tonë.

Ai ka botuar 6 tekste universitare në fushë të mjekësisë dhe 26 punime shkencore me indeks ndërkombëtar. Vitet e 90-ta prof. dr. Sadi Bexhetin do ta përfshijnë në një valë të fuqishme iluministe të shqiptarëve në Maqedoni. Ai do të jetë një nga protagonistët kryesor për hapjen e Universitetit Shtetëror të Tetovës në vitin 1994.

Prof. Sadi Bexheti i vlerësonte njerëzit e ditur dhe të aftë dhe i angazhonte në Universitet jo nga ndonjë parapëlqim vetjak a lokal a familjar, por nga kredoja shkencore, pedagogjike e njerëzore që ata posedonin. Nga funksioni i Rektorit të Universitetit, në zgjedhjet lokale të vitit 2009, Sadi Bexheti si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare, zgjidhet prefekt i Tetovës. Edhe si prefekt do të vazhdojë të preokupohet dhe të ndihmojë ngritjen e mëtejme e Universitetit Shtetëror të Tetovës si në aspektin material edhe në atë profesional. Kryetetovari Sadi Bexheti, si në botën akademike, ashtu dhe atë politike e biznesore, do të respektohet shumë nga bashëpunëtorët e tij. Ai do të shpallet edhe Amabasador i Paqes për kontributin e tij për tolerancë e respekt në mes njerëzve dhe kombeve. Prof. dr. Sadi Bexheti është një shembull i veçantë i intelektualit, i njeriut të paepur, i profesorit universitar, i menaxhuesit, mbi të gjitha një personalitet modest e me energji të jashtëzakonshme. Ai me shembullin personal më së miri u flet jo vetëm bashkëkohanikëve, por edhe brezave që vijnë. Si bartës i disa funksioneve të rëndësishme publike, prof.

”Unë gjithë jetën ia kam kushtuar studimti të trurit të madh. Ç’është e vërteta, kjo fushë është më pak e studiuar, por që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë e tillë. Është një fushë ku nevojiten akoma studime rrënjësore dhe hulmtime shkencore, pasi ka shumë gjëra të parrëfyera dhe të panjohura nga kjo lëmi”, kishte thënë Bexheti në një intervistë”, thuhet në shkrumin e Muratit.

LEXO EDHE:

Back to top button