Murinjo: Ende s’jemi në garë për titullin

Totenham Spurs triumfuan ndaj Man. Sitit me rezultat 2-0, ndërsa tekniku portugez, Hoze Murinjo, ka theksuar se janë duke luftuar që të fitojnë çdo ndeshje dhe nuk janë ende në kokurencë për titullin kampion në Premier Ligë.

Është mirë të jemi në maje, por ndoshta nesër do jemi prapë në vendin e dytë dhe sinqerisht nuk është problem për mua, jam i lumtur me evolucionin. Njerëzit nuk mund të presin që ne pas një edicioni të luftojmë për titull. Nuk jemi duke luftuar për titull, jemi duke luftuar që të fitojmë çdo ndeshje. Por, ne do humbim ndeshjet, do barazojmë disa. Nuk ka problem nëse Lesteri fiton nesër dhe jemi të vendin e dytë përsëri”, deklaroi Murinjo.

Me tabelën momentale, Totenham Spurs janë lider me 20 pikë, dy më shumë se Çellsi në vendin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button