Murinjo me një deklaratë “dhez” tërë Anglinë

Një penallti e dyshimtë vendosi takimin e dytë gjysmëfinal mes Anglisë dhe Danimarkës. Ishte një 11-metërsh në favor të britanikëve, ku të gjithë njëzëri deklarojnë se nuk ka qenë aspak penallti. Midis tyre është dhe trajneri i ri i Romës, Hoze Murinjo, i cili vë në diskutim vendimin e arbitrit holandez, Dani Makelie. Murinjo në “Talk Sport” sqaroi opinionin e tij.
“Ka fituar skuadra më e fortë. Anglia e ka merituar dhe ka qenë fantastike, por për mua ai 11-metërsh nuk ishte. Në këto nivele në një gjysmëfinale të një Europiani, nuk e kam kuptuar kurrë këtë vendim të arbitrit. Jam i lumtur për Anglinë, por si një njeri i futbollit, jam i zhgënjyer për këtë vendim të marrë.”, përfundoi Murinjo.
Anglia do të sfidojë Italinë në finalen e “EURO 2020” më 11 korrik, në stadiumin “Uembli” në orën 21:00.