Murinjo përball Bodo Glimt, Lesteri sfidon PSV Aindhoven
Në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës, me 8 ekipe që vijnë nga 7 shtete të ndryshme. Bodo Glimt sërisht do të takohet me Romën e Murinjos, ndërsa mjft nxitje do të ketë në përbalje në mes Fejnordit dhe Slavia Pragës. Derbi do të zhvillohet në mes Lesterit dhe PSV Aind’hovenit.
ÇEREKFINALE
Bodo/Glimt – AS Roma
Fejnord- Slavia Pragë
Marsej – PAOK
Lester Siti – PSV Aindhoven
Gjysmëfinale
Lester Siti – PSV Aindhoven vs Bodo/Glimt – AS Roma
Fejnord- Slavia Pragë vs Marsej – PAOK
Ndeshjet e çerekfinales do të zhvillohen më 7 prill dhe 14 prill, ndërsa ato të gjysmëfinales do të zhvillohen më 28 prill dhe 5 maj. Finalja do të zhvillohet më 25 maj në “Air Albania” në Shqipëri.







