Murinjo shpërthen në lot dhe zbulon të ardhmen

Trajneri i Romës Hoze Mourinjo e ka fituar trofeun e edicionit të parë të Ligës së Konferencës pasi skuadra e tij e mposhti Fejnordin në finale me rezultat minimal 1-0. Kjo ndeshje u zhvillua në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania” në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri portugez ka folur për të ardhmen e tij ku ka siguruar se do të mbetet në krye të Romës edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ne sot kemi bërë histori. Pavarësisht se do të ketë spekulime, unë do t’i refuzojë të gjitha propozimet dhe do të mbetem te Roma. Nuk kam asnjë dyshim, do të vazhdojë këtu”, tha Mourinjo në lot menjëherë pas ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button