Murinjo: “Shqipëria thyen parashikimet, s’kam parë një gjë të tillë

Në letër ishin sfida thuajse të pamundur, për të siguruar qoftë edhe një pikë, për të mos thënë për të konkurruar, mirëpo, “Legjionarët” e kombatëres së Shqipërisë kanë treguar se asgjë nuk është e pamundur, teksa pas 180 minuta të zhvilluar, në Euro 2024 kanë “luftuar” deri në sekondat e fundit, si të barabartë me kundërshtarët, pa llogaritur këtu spektaklin e tifozëve në tribuna.
Deri më tani, Shqipëria ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë, në barazimin, 2 me 2, ndaj Kroacisë, mirëpo ka fituar zemrat e shumë tifozëve, përfshirë këtu edhe një emri të madh, si teknikut portugez, Hoze Murinjo, me “Special One”, i cili i ka konsideruar djemtë e teknikut Silvinjo, në një postim në rrjetet sociale, si “Surpriza e Evropianit”.
“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit. Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”,- u shpreh tekniku portugez.