Murinjo: Tani është koha për të folur për të ardhmen time

Luhen sot ndeshjet e para të fazës më eliminim direkt në Ligën Europa, ku spikat sfida mes Salzburgut dhe Romës.

“Kjo është një sfidë e rëndësishme për ne, më e rëndësishme se ajo që do të luajmë në kampionat ditën e diel ndaj Veronës”, u shpreh trajneri i Romës, Hoze Murinjo.

Ai përpiqet të karikojë të tijtë në këtë sfidë delikate. Për këtë arsye, trajneri portugez sqaron se ndaj austriakëve do të luajnë më të mirët, duke mos bërë rotacion.

“Maksimumi do të ketë 1 apo 2 ndryshime. Do të luajnë më të mirët, ata të ndeshjeve të fundit. Kemi ardhur këtu për të fituar, më shumë se kaq nuk mund të them, pasi e dimë që do të jetë e vështirë”, tha Mourinho, pak orë para sfidës.

Në fund, trajneri ka folur edhe për të ardhmen e tij.

“Unë pres që klubi të flasë me mua që tani për të arhdmen time dhe jo në qershor, kur mbaron kampionati dhe kontrata. Ata e dinë se çfarë mund të marrin prej meje. Unë mund të largohesha edhe në dhjetor, por vendosa për jo. Tani është koha për të folur për të ardhmen time,” tha në fund trajneri portugez.

LEXO EDHE:

Back to top button