Muriqi, kalon testet mjekësore te Lazio

Sulmuesi nga Kosova ka udhëtuar drejt Romës ku së shpejti do të zyrtarizohet nga klubi bardhekaltër. Muriqi ka kryer tanimë me sukses vizitat mjekësore tek skuadra kryeqytetase, ku tani Lazio ka publikuar edhe fotot e para. Reprezentuesi kosovar shihet mjaftë i lumtur teksa kryen vizitat mjekësore tek ky ekip. Sulmuesi 26-vjeçari gjatë ditës pritet të zyrtarizohet nga Lazio, pasi klubi italian ka paguar 18 milionë euro për të, plus dy milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Muriqi do të firmos kontratë katër vjeçare, ku do të fitojë mbi dy milionë euro në sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button