Muriqi: Kam marë kritika, por unë jap shumë për ekipin

Vedat Muriqi, pas performancës së dobët të Ligës së Kampionëve kundër Bajern Munih, foli për mikrofonat e “Lazio Style Channel”, ku analizoi fitoren ndaj Udineses.
“Sot bëmë një punë të shkëlqyeshme. Ishte e rëndësishme të fitonim. Bëmë më mirë në pjesën e parë, por shumë të rëndësishme ishte tri pikët. Në pjesën e dytë ishim më mbrojtës. Ne jemi Lazio dhe duam të vazhdojmë garën tonë për Ligën e Kampionëve. Tani do të kemi dy javë pushim për të rimarrë ca energji.
Nëse adaptimi im te Lazio ka mbaruar? Kur erdha këtu, e dija që njerëzit prisnin shumë nga unë. Klubi shpenzoi rreth 20 milionë euro. Kam pasur pak vështirësi për shkak të dëmtimit, pastaj “Covid-19”. Futbolli ndryshon shumë nga Turqia në Itali. Shumë kritika kam marrë. Unë e di që jam sulmues dhe duhet të shënoj, por angazhimi maksimal nuk mungon kurrë. Unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj ekipin, edhe nëse nuk shënoj. Do të vazhdoj të përmirësoj veten dhe të ndihmoj ekipin,” ka thënë mes tjerash sulmuesi kosovar për “Lazio Style Channel”.