Muriqi me shokë do ta sfidojnë Realin sonte në Superkupën e Spanjës
Muriqi me shokë do ta sfidojnë Realin sonte në Superkupën e Spanjës

Vedat Muriqi me shokë do ta sfidojnë sonte Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Superkupën e Spanjës. Mallorca si finaliste e Copa del Rey do ta ketë privilegjin ta kërkojë trofeun e Superkupës përmes dy ndeshjeve potenciale.
Natyrisht, do të jetë një mision mjaft i vështirë për “Piratin” me shokë për ta kaluar pengesën e quajtur Real Madrid për ta synuar më pas finalen e madhe me Barcelonën, e cila e eliminoi mbrëmë Atletik Bilbaon. “Los Blancos” shihen si favoritë sonte ndaj Mallorcës. Ndeshja mes Real Madridit dhe Mallorcës do të luhet sonte në stadiumin “King Abdullah Sports City” duke filluar nga ora 20:00.