Muriqi, oferta prej 16 mln euro në tavolinën e Lacios

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, shkëlqeu në gjysmë sezonin e fundit në La Liga, ku i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime me Majorkën dhe e shpëtoi nga largimi prej La Ligës. E tash, 28 vjeçari është rikthyer në Lazio, e cila e ka pronësinë e kartonit të tij. “Biancocelesti” i kërkojnë 12 milionë euro për prizrenasin dhe klubi spanjoll nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shifër.

Për këtë arsye, italianët po kërkojnë pista të tjera për ish-futbollistin e Rizesportit dhe të Fenerbahçes. Mediat turke raportojnë se në garë për Muriqin fuqishëm është futur Gallatasarai. “Aspor” shkruan se presidenti i ri i klubit, Dursun Ozbek “e ka lëshuar dorën” dhe është i gatshëm t’i ofrojë plot 16 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit kosovar.

Muriqi ka dëshpëruar në eksperiencën e tij në Itali ku i ka realizuar vetëm 2 gola për një vit e gjysmë në Romë./Gazeta Express/

LEXO EDHE:

Back to top button