Muriqi rikthehet sërish te Fenerbahçe, zëvëndëson yllin e madh

Sulmuesi kosovar i Majorkës, Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë gjatë afati kalimtar të verës. Muriqi u largua nga Fenerbahçe në verën e vitit 2020, me Lacion që pagoi plotë 21 milionë euro për yllin prizrenas.

Megjithatë, sulmuesi shtatlartë, i cili luan te Majorka në La Liga, do të luajë sërish në Superligën e Turqisë nga vera e këtij viti. Sipas gazetës turke “Aksam”, Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahçes, pasi gjiganti turk ka zgjedhur ish-lojtarin e tyre si idealin për të përforcuar skuadrën.

Ndër informacionet e marra nga mediumi turk thuhet se edhe ylli i Kosovës është i prirur për t’u rikthyer në Turqi dhe dëshiron të kthehet në Fenerbahçe nëse palët bien dakord. Edin Xheko, i cili është një nga emrat që ka mbështetur skuadrën e tij me golat që ka shënuar këtë sezon, mund të largohet në fund të sezonit drejt Arabisë dhe Muriqi shihet si pasues ideal.

LEXO EDHE:

Back to top button