Muriqi: Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju

Vedat Muriqi është mungesa më e madhe e Kosovës në sfidën ndaj Maqedonisë. Sulumesi Kosovar edhe pse kishte lejen e Lazios, nuk ka mundur t’i bashkohet Kosovës, shkaku i gjendjes fizike të tij, që së fundi ka kaluar një lëndim. Mirëpo Muriqi ka dërguar një mesazh për kolegët e tij te Kosova

“Suksese djem. Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju”, ka shkruar Muriqi në Instagram.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45

LEXO EDHE:

Back to top button